Një 24-vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës në Britani pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike të llojit kanabisidhe kokainë me vlerë prej 1.5 milion euro.
Sipas mediave vendase, 24-vjeçari Klevist Shehaj nga Liffey Mill në Newbridge, Co Kildare, doli përpara gjyqtarit Desmond Zaidan në Gjykatën e Qarkut Naas, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike
Gjykata parashtroi katër akuzat për të cilat akuzohet Shehaj, dy akuza sipas nenit 15 të Ligjit për keqpërdorimin e drogës dhe dy akuza të seksionit 3. Gjykatësi Zaidan arriti në përfundimin se duke marrë parasysh të gjitha provat e paraqitura, ai nuk po e pranonte lirimin me kusht. Ai e la Shehajn në paraburgim, duke caktuar një datë për seancën tjetër për të enjten e ardhshme.
Discussion about this post