Sipas BBC, Policia zvicerane thotë se ka sekuestruar 500 kg kokainë brenda një ngarkese kafeje që ishte dërguar në një fabrikë Nespresso. Ishin punonjësit e fabrikës ata që gjetën pluhurin e bardhë në thasët me kokrra kafeje.
Me të mbërritur Policia, gjetën brenda në kamion akoma më shumë drogë, që mendohet se vinte nga Brazili. Por lajmi shkaktoi probleme për kompaninë. Nespresso u detyrua që të dilte në një deklaratë duke siguruar konsumatorët e kapsulat e kafesë në fabrikë nuk ishin kontaminuar nga droga.
“Ne duam të sigurojmë konsumatorët se të gjitha produktet tona janë të sigurta për t’u konsumuar,“-tha kompania e kafesë.
Kokaina e sekuestruar ishte 80% e pastër dhe kishte vlerën e afro 50 milionë euro, e sipas Policisë, ishte e destinuar për tregun evropian, por ende nuk ka një emër për porositësin e saj./ Dosja
Discussion about this post