Balla: Po e nis me Mediun, fryti i takimit tonë dhe pas takimit me Dodën ishte ndryshimi i kërkesës për të shtuar edhe një javë më shumë, për të pasur një komunikim me Alibeajn. Kërkesa jonë ishte që të ishte data 29 Prill, e spostuam. Për ne nuk ka problem. Me rëndësi është që procesi të jetë sipas Kushtetutës. është e vërtetë që rregullorja ka hapësira që nuk sqarohen por tradita është e konsoliduar. Për kërkesen për proces gjithëpërfshirës, të jem i qartë, do të jetë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, në nivelin e grupeve parlamentare, është kushti i vetëm. E tillë është Kishtetuta, se cfarë beni ju që të vini si treshe bini dakord ju. Procesi do të behet në Kuvend. Grupet parlamentare janë të vetmet organizime të mirëfillta. Opozita ka proceset e veta dhe mazhoranca.
Discussion about this post