Rregullatori Ekonomik për Ballkanin Perëndimor përmes një njoftimi ka thënë se Shqipëria shënoi një rimëkëmbje të fortë ekonomike në vitin 2021 falë politikave stimuluese dhe rigjallërimit të sektorëve të udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse.
Megjithatë, pavarësisht rimëkëmbjes së fortë pas pandemisë, Shqipëria është prekur së fundmi nga zhvillimet në arenën ndërkombëtare dhe po përballet me sfida të reja, të cilat kërcënojnë perspektivën e rritjes ekonomike dhe uljen e varfërisë.
“Pavarësisht rikuperimit të fortë pas pandemisë, Ballkani Perëndimor po përballet aktualisht me një sërë sfidash të reja, të shtuara dhe nga lufta në Ukrainë, si rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, inflacioni i lartë dhe ngadalësimi i tregtisë dhe investimeve. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë nevojë për politika mbështetëse të kujdesshme për t’i menaxhuar këto kriza në mënyrë efektive dhe për të ruajtur përfitimet e rëndësishme të arritura në 2021, siç është ulja e varfërisë,”- tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Rreziqet e kahut të poshtëm lidhur me perspektivën ekonomike të rajonit janë shqetësuese. Zgjerimi i konfliktit ose zgjatja e luftës në Ukrainë mund të shkaktojnë ndërprerje të tjera në zinxhirët e tregtisë globale dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
kufizuar fiskale do të ezaurohet nga politika të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve dhe në kushtet e rritjes së kostove të rifinancimit.
“Në një mjedis të tillë, politikat e qeverisë duhet të fokusohen në forcimin e qëndrueshmërisë dhe ndërmarrjen e reformave strukturore me synimin për të mbështetur rritjen ekonomike dhe përballuar krizat. Në kushtet e hapësirës së kufizuar fiskale, vendet duhet të analizojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e angazhimeve të reja për shpenzime si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke u dhënë përparësi familjeve më të cenueshme,”- u shpreh Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.
Në kushtet e krizës energjetike në Europë, raporti jep gjithashtu një vlerësim lidhur me nivelin e cenueshmërisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj goditjeve të çmimeve të energjisë, masat e marra nga qeveritë për zbutjen e pasojave dhe se si kriza mund të ndikojë avancimin e procesit të kalimit në energji të gjelbër.
Discussion about this post