Prej datës 1 maj shërbimet e administratës kanë kaluar online. Kjo risi duket se nuk është mirëpritur nga një pjesë e qytetarëve në Elbasan, të cilët shprehen se e kanë të pamundur të aksesojnë online. Kjo për shkak se një pjesë janë të moshuar dhe nuk kanë akses në internet apo aparate celulare.
“Të gjej një mënyrë që zyrat ti bëjnë këto veprime, ka mundësi babai im i sëmurë të bëjë këto gjëra. Nuk ka telefon ai, do bredhi ai? Skon atje nuk ta japin”
“Cjanë këto palaco kështu, fëmijët i kam jashtë. Iu pa juve iku ajo, me frikë punojnë”.
Aktulaisht në zyrën e ADISA-s në Elbasan është krijuar një radhë e gjatë me qytetarë, të cilët nuk marrin shërbim në këto zyra ndërsa shprehen të revoltuar se nuk dinë se si të veprojnë.
Discussion about this post