Ndjenjat gjenden sërish në periudhë më të mirë, veçanërisht në ditët në vijim. Në aspektin profesional, ditë e ngarkuar në punë.
Dashuria është duke u shoqëruar me sinjale përmirësimi, në sajë të Hënës që gjendet në tranzit javët e fundit. Kujdes nga fitimet e lehta.
Zemra është e mbingarkuar, kushtojini vëmendje takimeve të radhës. Nga ana tjetër po përmirësoni situatën tuaj të punës. Vazhdoni kështu!
Familja kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht në fundjavë, ndaj nga e shtuna mbajeni mend. Dhimbje koke në pjesën e punës, telashe janë rrugës.
Romantikët janë të fituar, sepse askush nuk mund t’ju ndalë. Puna është në përmirësim e sipër mundësitë janë dhe më të mëdha për personat e vetëpunësuar.
Ditë të vështira dhe ndjenja të turbullta, por mos u dekurajoni. Në punë priten disa debate me kolegët.
Planetët nuk janë në anën tuaj dhe dashuria duket e largët, po aq sa është duke ardhur me hapin e breshkës. Por në anën tjetër ka lajme të mira sepse puna po lulëzon.
Ndjenja të vrullshme, edhe pse vera nuk ka hyrë akoma. Puna po ju konsumon, mos e teproni.
Netët pa gjumë flasin gjuhën e dashurisë dhe takime interesante po vijnë në ditët në vijim. Jeni me ritme të ngadalta, por është normale, sepse Jupiteri nuk është më me ju.
Pranvera ju bën të ndiheni të lodhur, por dini të dhuroni dashuri, partneri/ja juaj e di mirë. Mundësi pune në fundjavë.
E keni fshirë dashurinë nga axhenda, as që doni t’ia dini për të e ndërkohë, puna është bërë e gjithë bota juaj.
Discussion about this post