Pak muaj më parë, aktori i famshëm Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Së fundmi, janë publikuar pamjet kur ai ka marrë vesh se kolegia e tij kishte ndërruar jetë.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihen hetueset teksa i tregojnë 64-vjeçarit se 42-vjeçarja nuk ia doli dot.
I tronditur nga lajmi që mori, Baldwin shihet teksa mbështet në karrigen ku ishe i ulur dhe më pas vendosën dorën në gojë. Ai shikon në heshtje dhe i habitur dy hetueset.
Aktori i famshëm qëndron në të njëjtin pozicion për 24 sekonda para se të vendosë dorën në gjoks dhe më pas të mbulojë fytyrën me duar. Baldwin më vonë pyeti hetueset nëse ai mund të telefononte gruan e tij, Hilaria.
Kur u pyet nga hetueset nëse mund të bëjnë diçka, Alec thotë: “Dua të telefonoj gruan time. Unë dua të shkoj dhe të telefonoj gruan time”. Më pas ai po largohet nga dhoma me kokën në duar.
Kujtojmë se Baldwin po provonte një skenë për filmin “Rust” më 21 tetor të vitit 2021, kur nxori armën nga kostumi. Ai qëlloi Hutchins në sqetull, duke e plagosur për vdekje.
Aktori i famshëm mendonte se arma që kishte në duar ishte bosh, por fatkeqësisht kishte një fishek që i mori jetën 42-vjeçares.
Discussion about this post