Siç shihet dhe nga video që kanë publikuar mediat në Kosovë, burri nga Shqipëria shkon në një makinë për të vjedhur një makinë, thyen një nga xhamat e pasmë por zbulohet nga pronarët që po e shikonin përmes kamerave.
Shtetasi i Shqipërisë me inicialet A.Q sapo e kuptoi se e kishin zbuluar, e la në mes planin e tij dhe u largua me vrap. Nga pas i kanë shkuar dhe pronarët e makinës. 49 vjeçari u arrit të ndalohej dhe u prangos nga Policia e Prizrenit.
Forcat e rendit i kanë gjetur dhe disa vegla me të cilat hajduti kishte thyer edhe disa makina të tjera, shkruan newsbomb.al. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit nga Shqipëria i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Discussion about this post