itën e djehsme bëri xhiron e rrjetit një foto e presidentit francez Emmanule Macron i cili pozonte me këmishë të zbërthyer dhe duke buzëqeshur në divanin e zyrës së tij. Ato u bënë shkak i memeve të shumta në rrjetet sociale të cilat i adhurojnë foto të tilla.
Sipas CNN, publikimi i kësaj fotografie, së bashku me të tjera, nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, në llogarinë e saj në Instagram u interpretua nga shumë njerëz si një përpjekje e stafit të presidentit për të tërhequr votues të rinj
Fushata e vaksinimit rezultoi të ishte një mundësi kryesore për politikanët që të heqin këmishat, madje disa u shfaqën aq rehat me objektivin, saqë nuk ngurruan të shfaqeshin gjysmë të zhveshur.
Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e ka patur problem të zbërthejë këmishën dhe të zbulojë një pjesë të kraharorit gjatë vaksimit ashtu si ai grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë një hap më tej duke e hequr tërësisht këmishën.
Vladimir Putin është i famshëm për prirjen e tij të përjetshme për të treguar gjoksin e tij të depiluar, zakonisht pranë një kali ose një ariu, buzë lumit ose diku tjetër. Matteo Salvini, ministri euroskeptik i linjës së ashpër të Italisë, ka pozuar gjysmë i zhveshur në shtratin e tij, duke sfiduar formën e tij jo aq ideale dhe duke u dukur jashtëzakonisht krenar për të.
“Pyetja është pse këta liderë shpesh e shohin këtë përfaqësim seksual shumë mashkullor politikisht të dobishëm. Përgjigja më e mirë që kam dëgjuar është se maskiliteti nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin mbi gratë, por edhe me transmetimin e fuqisë suaj te burrat e tjerë.“- tha Dr. Luke Cooper, autor i një libri mbi të drejtën evropiane të titulluar ‘Infektimi autoritar’.
Megjithatë, vlen të theksohet se Putini u vaksinua pa praninë e fotografëve, ndërsa hungarezi Victor Orban ishte i veshur me një bluzë të bardhë, e cila zbulonte vetëm një pjesë të vogël të shpatullës./ dos
Discussion about this post