Jorge Sampaoli, trajneri i Olympique Marseille, është shprehur për shtypin, në prag të “classic”-es së futbollit francez, ndeshjes kundër PSG (20:45), sonte në mbrëmje:
“Është e rëndësishme që skuadra të ketë tetë fitore radhazi. Këto të japin shpresë për t’u kualifikuar në Champions League dhe për të qëndruar gjallë në garat europiane.
Sot ishte dita e vetme që ishim në gjendje të përgatiteshim për “classic”. Ne shikuam disa video dhe bëmë planin e lojës për lojën. Është kohë paksa e shkurtër për t’u përgatitur për një ndeshje të tillë.”
Discussion about this post