Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD-së si në Vlorë, Pogradec, Patos, Sarandë dhe Delvinë do të zgjedhin kryetarin e ri.
Procesi i votimit është hapur që në orën 07:00, deri në 18:00, ku demokratët do të votojnë mes kandidatëve që konkurojnë për postin. Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:
1.Cërrik
2. Patos
3. Gjirokastër
4. Përmet
5. Këlcyrë
6. Memaliaj
7. Tepelenë
8. Pogradec
9. Kukës
10. Has
11. Tirana 3
12. Tirana 9
13. Tirana 13
14. Kamëz
15. Kavajë
16. Vlorë
17. Delvinë
18. Sarandë
Në garë për Vlorën janë katër kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj, ndërsa për Pogradecin 2 kandidatë në garë që janë, Gentian Cela dhe Kasem Galla.
Për kreun e degës Sarandë kandidojnë Elvis Kuci, Manjola Nikollo, Rigels Dervishi dhe Robert Haxhi. Ndërsa për kreun e degës Delvinë kandidojnë Altin Kallapodhi, Aasan Alizoti dhe Nevila Ziguri.
Zgjedhjet e Kryetarëve të degëve zhvillohen sipas parimit “një anëtar një votë” dhe rezultatet do të shpallen brenda ditës.
Ditën e djeshme Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet në nëntë degë të Partisë Demokratike, konkretisht në Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Tropojë dhe në 4 degë të Tiranës.
Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur më herët kryetarin e degëve në Fushë Krujë (Agron Loka); Selenicë (Leonard Rakipaj); Fier (Rrapi Gjika); Mallakastër (Resmi Shanaj) dhe në Roskovec (Emels Xhaxhaj.)
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
ORA : 09:32 | 17 Prill, 2022
Discussion about this post