“Ministria e Kulturës, banesa e Pashko Vasës, monument Kulture. Mbrohet nga Shteti,”-kështu shkruan një pllakë guri e vendosur në hyrje të banesës së Pashko Vasës, por dikush ka vendosur një “nuk” para që merr kuptim sapo sheh ç’ka brenda. Shtëpia e shkrimtarit, atdhetarit poetit dhe publicistit të madh shqiptar, Pashko Vasa, e shpallur “monument kulture” nuk është më e tillë pasi thuajse është rrënuar e gjitha.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, muret janë çarë dhe po ashtu e tavanet kanë nisur që të bien, duke bërë që copa të mëdha të bien në tokë. Koha, mungesa e investimeve dhe shumë faktorë të tjerë po rrezikojnë seriozisht shembjen e kësaj banese historike që duket se është lënë në harresë nga të gjithë.
Në këtë banesë është ndërhyrë 2 herë për ta restauruar, një në vitin 2009 dhe më pas në vitin 2018, e që atëherë askush nuk e ka hapur më atë derë për të parë se çfarë bëhet brenda. Ndërkohë që Ministria e Kulturës ka harruar detyrën e saj duke e trajtuar si një objekt të rëndomtë./ DOS
Discussion about this post