Pas vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë vizita zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi. Mësohet se nesër në mëngjes, rreth orës 07:00 kryeministri Rama niset drejt Azerbajxhanit në një vizitë dy ditore për të zhvilluar disa takime me drejtues të lartë të politikës vendase për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë vizitës së tij, takim me presidentin, kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit. Pritet që lufta në Ukrainë të jetë kryetemë diskutimi, lufta në Ukrainë, si dhe ndikimi në ekonomi mendohet se do jetë një nga temat e diskutimit. Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik është një nga vendet prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit për të zëvendësuar eksportet ruse.
Discussion about this post