Weather
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
BNA.al
No Result
View All Result
Kreu Aktualitet

Merret vendimi nga BORDI/Sa do kushtojë sheqeri, orizi e mielli

Vendimi ka hyrë në fuqi që ditën e djeshme dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë, por nuk ka një datë kur afati përfundon.

2022/04/06/ 14:06
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Të fundit
0
Merret vendimi nga BORDI/Sa do kushtojë sheqeri, orizi e mielli
0
SHARES
103
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit ka marrë vendimin për tregëtimin për çmimet e produkteve të shportës, ku sërish “kulmin” e ka kapur produkti i vajit të lulediellit, që shitet më shumë se një litër naftë, plot 321 lekë të reja. Ndërkohë që vendin e dytë përsa i përket kostos që ka shkuar në 123 lekë për kilogram; ndërsa në vendin e tretë renditet orizi me 104 lekë/kile. Mielli më pas është është më i liri, 90.5 lekë/kg. Vendimi ka hyrë në fuqi që ditën e djeshme dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë, por nuk ka një datë kur afati përfundon.

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim. /dosja

Postimi i mëparshëm

10-vjeçari u mbyt në lumë, daja: I vëllai nuk e shpëtoi dot, policia erdhi vonë

Postimi tjetër

Schallenberg: Rusia sheh edhe nga Ballkani Perëndimor

Postimi tjetër
Schallenberg: Rusia sheh edhe nga Ballkani Perëndimor

Schallenberg: Rusia sheh edhe nga Ballkani Perëndimor

Discussion about this post

Stay Connected test

  • 111 Followers
  • 23.5k Followers
  • 99 Subscribers
  • 'Te fundit'
  • 'Histori'
  • 'Njoftime'
Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

2022-03-10
“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

2021-11-28
(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

2021-11-28
“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

2021-11-28
Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

0

With 150 million daily active users, Instagram Stories is launching ads

0

Washington prepares for Donald Trump’s big moment

0

CS:GO ELeague Major pools and tournament schedule announced

0
Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

2022-05-20
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e premte 20 Maj 2022

2022-05-20
Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

2022-05-20
Parku i Butrinit, Berisha: Janë shkëputur mijra hektarë që Rama të ndërtojë vila

Parku i Butrinit, Berisha: Janë shkëputur mijra hektarë që Rama të ndërtojë vila

2022-05-19

Recent News

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kosova
  • Kriza Klimatike
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Njoftime
  • Politike
  • Rajoni
  • Review
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Sport
  • Sports
  • Të fundit
  • Tech
  • Uncategorized
  • World

Lajmet e fundit

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

2022-05-20
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e premte 20 Maj 2022

2022-05-20
Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

2022-05-20
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .