Ditën e shtunë, Florian Marku ia doli të mbronte titullin e tij “International ëelterëight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jenkins. Boksierit 29-vjeçar iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin u dorëzua, duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpresë ndeshjen e t’i japë fitoren lushnjarit.
“Në raundin e tretë, u goditëm me kokë dhe u çava te syri. U frikësova se nuk po shikoja mirë nga syri, kisha frika se gjyqtari do e ndërpriste. Jenkins është një nga kundërshtarët më të respektuar, ka pasur titullin e Mbretërisë së Bashkuar. I tregova publikut anglez se kam ardhur për të qëndruar dhe për t’u përballuar me të gjithë.”
Discussion about this post