Weather
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
BNA.al
No Result
View All Result
Kreu Bota

Si mund të përndiqet penalisht Vladimir Putin për krime lufte?

2022/04/05/ 17:58
in Bota, Të fundit
0
Si mund të përndiqet penalisht Vladimir Putin për krime lufte?
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjykata e parë e përhershme në botë për krimet e luftës, i përcakton ato si “shkelje të rënda” të Konventës së Gjenevës, një komplet ligjesh humanitare të cilat duhet zbatuar edhe në luftë.

Jonathan Hafetz, studiues i ligjit penal ndërkombëtar dhe i sigurisë kombëtare në Fakultetin Juridik në Seton Hall University (New Jersey) tha për agjencinë Reuters se ekzekutimi i civilëve si ai që pretendohet në Buça është “një krim lufte tipik”.

Rusia vazhdon ta mohojë fajin. Ministri i saj i mbrojtjes këmbënguli të dielën se “asnjë civil i vetëm nuk është përballur me akte dhune nga ushtria ruse”.

Si mund të ngrihet një padi për krime lufte?

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA, tha para shtypit të hënën se ka katër burime kryesore provash: informacioni i grumbulluar nga SHBA dhe aleatët, përfshirë burimet e inteligjencës; përpjekjet e vetë Ukrainës në terren për krijimin e çështjes dhe dokumentimin e provave shkencore nga vrasjet; materiale nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB dhe OJQ-të; çdo zbulim nga media globale e pavarur me foto, intervista dhe dokumente.

Mund të konsiderohet Putin personalisht përgjegjës për veprimet e ushtarëve të tij?

Akuza mund të argumentojë se Putin dhe rrethi i tij i ngushtë kanë kryer krime lufte duke urdhëruar direkt një sulm të paligjshëm apo duke e ditur që po kryheshin krime lufte dhe nuk i ndalën. Kjo mund të jetë e vështirë të provohet në izolim, por nëse përputhet me një model të gjerë në gjithë Ukrainën, bëhet më bindëse. SHBA e ka akuzuar Rusinë për krime lufte edhe para Buçës.

Philippe Sands, profesor në University College në Londër, tha për Associated Press: “Duhet provuar që ata e dinin apo që mund ta kenë ditur apo që duhej ta kishin ditur. Ekziston rreziku që të përfundosh me procese të personave të rangut mesatar në tre vjet dhe përgjegjësit kryesorë për këtë tmerr – Putin, Lavrov, ministri i mbrojtjes, ata të inteligjencës, ushtrisë, financuesit që e financojnë – ia dalin pa lagur”.

Kush do ta drejtonte një gjyq të tillë?

Gjykata Penale Ndërkombëtare u hap 20 vjet më parë për gjykimin e autorëve të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit. Por SHBA, Kina, Rusia dhe Ukraina nuk janë anëtare të gjykatës, e cila është akuzuar për përqendrim të madh te Afrika dhe për aplikim të “drejtësisë selektive”.

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, tha në shkurt se kishte hapur një hetim për krime lufte në përgjigje të invazionit rus në Ukrainë. Ndonëse nuk është anëtare, Ukraina kishte miratuar më parë një hetim më 2013, në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Gjykata Penale Ndërkombëtare do të nxjerrë mandat arreste nëse prokurorët kanë “baza të arsyeshme” për të besuar se janë kryer krime lufte. Por pak gjasa ka që Rusia të bashkëpunojë dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk gjykon askënd në mungesë. Mungesa e vullnetit nga SHBA për t’iu bashkuar Gjykatës mund të shkaktojë ankesa për hipokrizi perëndimore.

Donald Trump dikur tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: “Për sa i përket Amerikës, Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ka juridiksion, nuk ka legjitimitet, dhe as autoritet”. Administrata e tij njoftoi se do të ndalonte dhënien e vizave amerikane zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të përfshirë në hetimin potenciale nga ana e gjykatës për krime të supozuara lufte të amerikanëve në Afganistan.

Por Sullivan tha të hënën:“SHBA në të kaluarën ka qenë në gjendje të bashkëpunojë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në kontekste të tjerë, pavarësisht se nuk është nënshkruese. Por ka një numër arsyesh për të marrë në konsideratë edhe vende alternative”.

Cilat janë këto “vende alternative”?

OKB duket një pikë nisjeje e qartë. Por për Këshillin e Sigurisë të OKB-së ekziston problemi që Rusia është anëtare e përhershme. “Vështirë të imagjinohet që nuk do të tentojnë të ushtrojnë të drejtën e votës për të bllokuar diçka”, vuri në dukje Sullivan.

Një tjetër opsion mund të jetë një gjykatë speciale e organizuar nga një grup vendesh. Gjykata e Nurembergut u krijua nga SHBA, Britani, Franca dhe Bashkimi Sovjetik për të dënuar liderët nazistë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Modele të mundshme për Ukrainën mund të përfshijnë gjykatat e krijuara për përndjekjen e krimeve të luftës gjatë luftëra në Ballkan në vitet ’90 dhe gjenocidin në Ruanda më 1994. Një tjetër shembull ishte gjykata speciale e përkrahur nga OKB për Sierra Leonen, krijuar më 2002 për të çuar para drejtësisë përgjegjësit për mizoritë e kryera gjatë luftës civile më 1996.

A mund të ketë akuza të tjera?

Do të ishte më e lehtë të ndiqje penalisht Putinin për krimin e agresionit pasi ai nisi një luftë pa shkak kundër një vendi tjetër sovran. Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ka juridiksion mbi Rusinë për krimin e agresionit, sepse Rusia nuk është nënshkruese.

Muajin e kaluar, duzina avokatësh e politikanësh të njohur, përfshirë ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba, dhe ish-kryeministrin britanik Gordon Brown, nisën një fushatë për krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar Rusinë për krimin e agresionit kundër Ukrainës.

Sa gjatë mund të shkojë ndjekja penale?

Ndoshta shumë vjet. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ngriti akuzë kundër presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç më 1999 dhe e mori nën arrest më 2001. Procesi kundër tij nisi më 2002 dhe vazhdonte ende kur ai vdiq në Hagë më 2006.

Charles Taylor, ish-president i Liberisë, u shpall fajtor për përkrahje dhe inkurajim të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit pas një procesi që zgjati katër vjet në gjykatën speciale për Sierra Leonen në Hagë.

Marrë nga The Guardian-Përgatiti: SYRI.net

Postimi i mëparshëm

Presidenti ukrainas kërkon që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit

Postimi tjetër

FOTO- Veliaj parkon në vendin e ndaluar, qytetarët i fotografojnë Maybach-un

Postimi tjetër
FOTO- Veliaj parkon në vendin e ndaluar, qytetarët i fotografojnë Maybach-un

FOTO- Veliaj parkon në vendin e ndaluar, qytetarët i fotografojnë Maybach-un

Discussion about this post

Stay Connected test

  • 111 Followers
  • 23.5k Followers
  • 99 Subscribers
  • 'Te fundit'
  • 'Histori'
  • 'Njoftime'
Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

2022-03-10
“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

2021-11-28
(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

2021-11-28
“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

2021-11-28
Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

0

With 150 million daily active users, Instagram Stories is launching ads

0

Washington prepares for Donald Trump’s big moment

0

CS:GO ELeague Major pools and tournament schedule announced

0
Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

2022-05-20
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e premte 20 Maj 2022

2022-05-20
Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

2022-05-20
Parku i Butrinit, Berisha: Janë shkëputur mijra hektarë që Rama të ndërtojë vila

Parku i Butrinit, Berisha: Janë shkëputur mijra hektarë që Rama të ndërtojë vila

2022-05-19

Recent News

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kosova
  • Kriza Klimatike
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Njoftime
  • Politike
  • Rajoni
  • Review
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Sport
  • Sports
  • Të fundit
  • Tech
  • Uncategorized
  • World

Lajmet e fundit

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

2022-05-20
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e premte 20 Maj 2022

2022-05-20
Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

2022-05-20
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .