Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me masat e tjera që ka marrë kundër rritjes së çmimeve në vend. Masat, të cilat i konsideron “Paketa e Rezistencës Sociale”, sipas Ramës, do të vendosin rregull mbi çmimet e tregut, por nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare,”-shkruan në postimin e tij Edi Rama. Mbetet për t’u parë se cilat janë masat që do të merren.
Discussion about this post