Weather
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
BNA.al
No Result
View All Result
Kreu Aktualitet

Kohë të vështira, por kryeministri rri e vështron nga …Sateliti Hënë!

Si dy furnizues të mëdhenj globalë me naftë, gaz e drithëra, konflikti mes dy shteteve ka shkaktuar ndërprerje të reja në zinxhirët e furnizimit, duke i çuar çmimet e mallrave drejt niveleve më të larta që nga vitet 1950. Fundi duket ende larg, të paktën për momentin.

2022/03/12/ 11:50
in Aktualitet, Kryesore, Të fundit
0
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po jetojmë në kohë të vështira. Sapo globi po dukej se po e merrte veten nga pandemia e Covid-19, që për dy vjet prishi shumë ekuilibra shëndetësorë, ekonomikë e deri psikologjikë, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e kaloi sërish botën në gjendje alarmi.

Si dy furnizues të mëdhenj globalë me naftë, gaz e drithëra, konflikti mes dy shteteve ka shkaktuar ndërprerje të reja në zinxhirët e furnizimit, duke i çuar çmimet e mallrave drejt niveleve më të larta që nga vitet 1950. Fundi duket ende larg, të paktën për momentin.

Vështirësitë janë shtuar dhe për bizneset vendase, të cilat po shohin një rritje të pandalshme të kostove, të nisura nga faktorë të jashtëm, por të përforcuara nga zhvillime të brendshme. Nga njëra anë po goditen nga shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të transportit.

Këtyre u mbivendosen edhe rritja e energjisë, si rrjedhojë e procesit të liberalizimit të tregut vendas dhe shtimi i barrës së taksave. Kjo e fundit, në bazë të strategjisë fiskale 2022-2026, pritet të ngarkohet edhe më tej, nëpërmjet heqjes së përjashtimeve fiskale dhe rregullimeve të tjera të paralajmëruara, që do të prekin madje edhe biznesin e vogël. Pasojat kanë filluar të ndihen. Që në vitin 2021, në disa sektorë kryesorë prodhues është shënuar rënie.

Tkurrja e tyre është kompensuar nga më shumë importe, duke e kthyer vendin pas në kohë. Industria e përpunimit të qumështit po paralajmëron falimente, e zhytur më shumë, pas heqjes së skemës së kompensimit të TVSH-së nga 1 janari i këtij viti.

Përpunimi i mishit ka rënë dhe prodhuesit thonë se janë në vështirësi këtë vit, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, lëndëve ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe materialet e ambalazhimit. Në fakt, e gjithë industria po vuan pasojat e liberalizimit të tregut të energjisë, që më se u ka dyfishuar faturat mujore, që nga janari.

Për momentin, qeveria është e qetë dhe po merret me çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë. Të ardhurat tatimore e doganore janë në nivelet më të larta historike. Ekonomia e arriti me shpejtësi nivelin e parapandemisë, e ndihmuar dhe nga lehtësimi i shpejtë i masave kufizuese, ndryshe nga shumë vende të tjera.

Konsumi ka qenë i lartë, i nxitur dhe nga turizmi, sidomos hyrjet e shtetasve nga Kosova, që i kanë dhënë gjallëri turizmit të fundjavës në vend. Rritja ekonomike në 2021 parashikohet të ketë arritur në rreth 8%.

Por, kjo ngjan si një qetësi përpara stuhisë. Të ardhurat tatimore, e sidomos ato doganore, janë nxitur nga çmimet më të larta të mallrave. Në një efekt bumerang, rritja e çmimeve me ritme më të larta sesa e pagave, do të fillojë të dëmtojë konsumin, çka do të reflektohet në më pak të ardhura, si për bizneset ashtu dhe për qeverinë.

Kjo e fundit i shpenzoi pothuajse të gjithë hapësirat fiskale, pavarësisht rekomandimeve të FMN-së për të kursyer, në shpenzimet jo të domosdoshme, çka e ka çuar borxhin në nivele rekord prej afër 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Mjedisi i pasigurt global nuk e lehtëson aspak situatën, me një tkurrje të ekonomisë europiane që do jepte efekt zinxhir dhe në vend.

Biznesi, në mënyrë të natyrshme, i kap më shpejt sinjalet e tregut sesa qeveria. Shoqatat po reagojnë dhe po kërkojnë, me të drejtë, që të paktën faktorët e brendshëm të mos bëhen pengues. Por ato po hasin në indiferencën e kryeministrit, që tha “Po këta nga Hëna po vijnë?!”.

Një ironi që nuk mund t’i drejtohet sipërmarrjes, e cila kontribuon në rreth 80% të PBB-së dhe është një gjenerues i madh i vendeve të punës. Ajo që kryeministri nuk kupton, është që bizneset do t’ua shkarkojnë barrën konsumatorëve, nëpërmjet çmimeve më të larta, apo lënies së njerëzve pa punë, në rast se ata do të detyrohen të falimentojnë, përballë një konkurrence në rritje nga rajoni e më gjerë.

Bizneset mund të kenë kërkesa të drejta, të padrejta, apo të pazbatueshme për momentin. Por ia vlejnë të dëgjohen dhe të hapet një debat konstruktiv se si të gjitha palët mund të kontribuojnë për ta kaluar, me sa më pak pasoja, këtë krizë sa të importuar, aq edhe të krijuar nga kjo mungesë bashkëpunimi dhe përqasje “hënore” e kryeministrit që, në fakt, duhet të ulet me këmbë në tokë./Monitor/

Tags: edi ramalufta ukraine rusi
Postimi i mëparshëm

Zelensky ka disa “fjalë zemre” për nënat ruse: Ju lutem mos…

Postimi tjetër

Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

Postimi tjetër
Rritja e çmimeve të shportës, PD: Qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me gostinë e oligarkëve dhe nuk rrit pagat

Humbi zgjedhjet e 6 marsit, deputetët e PD firmosin dokumentin, duan dorëheqjen e Bashës

Discussion about this post

Stay Connected test

  • 110 Followers
  • 23.5k Followers
  • 99 Subscribers
  • 'Te fundit'
  • 'Histori'
  • 'Njoftime'
Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

2022-03-10
“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

2021-11-28
(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

2021-11-28
“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

2021-11-28
Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

0

With 150 million daily active users, Instagram Stories is launching ads

0

Washington prepares for Donald Trump’s big moment

0

CS:GO ELeague Major pools and tournament schedule announced

0
Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

2022-05-17
“Komandantët tanë po vrasin ushtarët e tyre të plagosur”, rrëfimi i rusëve të kapur rob!

“Komandantët tanë po vrasin ushtarët e tyre të plagosur”, rrëfimi i rusëve të kapur rob!

2022-05-17
Skandali i “Dubai Porta Potty”/ Menaxheri i VIP-ave: Eskorta nga Shqipëria ka…

Skandali i “Dubai Porta Potty”/ Menaxheri i VIP-ave: Eskorta nga Shqipëria ka…

2022-05-17
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Martë 17 Maj 2022

2022-05-17

Recent News

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kosova
  • Kriza Klimatike
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Njoftime
  • Politike
  • Rajoni
  • Review
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Sport
  • Sports
  • Të fundit
  • Tech
  • Uncategorized
  • World

Lajmet e fundit

Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

2022-05-17
“Komandantët tanë po vrasin ushtarët e tyre të plagosur”, rrëfimi i rusëve të kapur rob!

“Komandantët tanë po vrasin ushtarët e tyre të plagosur”, rrëfimi i rusëve të kapur rob!

2022-05-17
Skandali i “Dubai Porta Potty”/ Menaxheri i VIP-ave: Eskorta nga Shqipëria ka…

Skandali i “Dubai Porta Potty”/ Menaxheri i VIP-ave: Eskorta nga Shqipëria ka…

2022-05-17
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .