Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në orën 18:30 do të jetë live në Facebook për të komunikuar me ndjekësit, por protestuesit nuk duan të flasë me mua.
“Nuk mund të komunikohet live nga Facebook. Ja ku jemi të gjithë. I ftoj të gjithë që të marrin pjesë dhe të bëjnë bashkëbisedues me njëri-tjetrin këtu dhe për të shpërfaqur të gjithë mjerimin. Të gjithë ata qytetarë që ndjejnë se revoltën e tire duhet ta shpërfaqin, ta ndjejnë sot të bashkuar janë vetëm veten mënyrë”, tha një aktivist.
Ndërkohë po protesta paralele edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Qytetarët kanë bërë me dije se të shtunën do të bëhet marshim në Tiranë në orën 11:00.
Lushnje – Dhjetëra protestues janë mbledhur tek rrethrrotullimi i Plukut në Lushnje në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës. Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje. Forca të shumta policie janë në këtë pikë dhe po negociojnë me protestuesit për hapjen e rrugës.
Durrës- Në ditën e dytë të protestës, bllokohet hyrje-dalja e Durrësit te stacioni i trenit. Qytetarë të shumtë po protestojnë kundër ngritjes së çmimeve. Protestuesit bllokojnë qarkullimin edhe në aksin që lidh unazën e qytetit me hyrjen e Durrësit. Protestues të tjerë dhe te Ura e Dajlanit.
Korçë – Banorët e Bilishtit dhe të Devollit janë ngritur në protestë këtë pasdite, pasi kërkojnë uljen e çmimeve, veçanërisht të naftës. Protesta po mbahet në qendër të qytetit. Pjesë e protestës janë bërë edhe fermerët e zonës së Devolli të cilët thonë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë. Protesta po mbikëqyret në distancë edhe nga policia.
Çmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend. Të mërkurën, shifra arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.
Pasditen e djeshme, duke u ngritur në protesta në qytetet kryesore të vendit. Në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton si të largët, si të drejtë, por popull,. Protesta u mbyll me sotn e policisë pasi po bllokonin rrugët duke bindur shoferët që të fiknin makinat, ndërsa mbeten për tu parë si do të shkojë protesta.
Discussion about this post