Weather
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
BNA.al
No Result
View All Result
Kreu Aktualitet

REL: Kush dhe sa do të paguajë më shtrenjtë për energji elektrike në Kosovë?

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt faturat e reja me rritje - vetëm për një kategori të konsumatorëve - të cilat hynë në fuqi një ditë më vonë.

2022/02/09/ 22:32
in Aktualitet, Kosova, Kryesore, Rajoni, Të fundit
0
REL: Kush dhe sa do të paguajë më shtrenjtë për energji elektrike në Kosovë?
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 5 euro e lart do të jetë diferenca e faturës së rrymës që do të paguajnë ata qytetarë të Kosovës, që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj. Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi më 8 shkurt faturat e reja me rritje – vetëm për një kategori të konsumatorëve – të cilat hynë në fuqi një ditë më vonë.

Te ky ndryshim erdhi pas rritjes së çmimeve të gazit në nivel botëror. Marrë parasysh faktin se Kosova nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike, ajo u detyrua të importojë rrymë me çmime më të shtrenjta. Për pasojë, edhe autoritetet thanë se detyrohen të ndërhyjnë me rritje çmimesh.

Nga vendimi i ZRRE-së për rritje preken vetëm ata konsumatorë familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj; ata që shpenzojnë nën këtë sasi, nuk do të vërejnë ndryshime në faturë. Sipas sqarimeve të ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë 900 kilovatë në muaj, me tarifat e reja do të paguajnë 57.9 euro. Me tarifat e deritashme kanë paguar 52.9 euro. Kjo nënkupton që dallimi në faturë do të jetë 5.1 euro.

Për konsumatorët që shpenzojnë 1000 kilovatë, dallimi në faturë do të jetë 10.1 euro; për 1100 kilovatë – 15.2 euro; për 1200 kilovatë – 20.3 euro. Pra, pas kalimit të pragut prej 800 kilovatësh, diferenca e konsumit do të faturohet me 5.9 centë për kilovatë gjatë tarifave të ulëta dhe me 12.5 centë për kilovatë gjatë tarifave të larta. Ose, thënë ndryshe, për çdo 100 kilovatë të shpenzuar përtej pragut prej 800 kilovatësh, konsumatorët do të paguajnë rreth 5 euro më shumë.

Në Kosovë, nga data 1 tetor deri më 31 mars, aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. Sipas Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), tarifat e reja do të prekin vetëm 22 për qind të konsumatorëve familjarë. KESCO tha se për 78 për qind të konsumatorëve nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Çmimi i pandryshuar për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë, ka rezultuar pas subvencioneve të ndara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria ka ndarë një shumë prej 90 milionë eurosh në formë subvencionesh, me qëllim që, siç është thënë, rritja e faturave të mos jetë aq e lartë dhe të mos bëhet e papërballueshme për një kategori të qytetarëve. Këto subvencione vlejnë edhe për bizneset, të cilat nuk do të kenë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës ka thënë se rritja e faturave për bizneset do të kishte ndikim negativ në ekonomi dhe do të rriste çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Faturat me rritje do të aplikohen deri më 31 mars, 2023, kur edhe do të bëhet shqyrtimi i rregullt i tyre. Faturimi i rrymës së shpenzuar për ditët e para të shkurtit – deri më datën 9 – do të bëhet me tarifat e vjetra.

Dallimet midis konsumatorëve, “shkelje e të drejtave të njeriut”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ) tha se “loja me shifra për subvencione dhe lehtësime për kategori të ndryshme të konsumatorëve, është thjesht një mashtrim, sa për ta qetësuar situatën”.

“Pastaj, ndarja dhe dallimet midis konsumatorëve janë një diskriminim flagrant dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, tha KMDLNJ në një komunikatë të lëshuar për mediat.

Sipas Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), “subvencionimi selektiv dhe jolinear do ta rrisë konsumin energjetik në vend”. Kjo, sipas INDEP-it, “është shpërfaqje e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e ZRRE-së”. Në Kosovë, ditë më parë, është protestuar kundër rritjes së çmimit të rrymës. Partitë opozitare po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë qenë kundër.

Marrë nga REL

Postimi i mëparshëm

Gjermania gati planin për kthimin e emigrantëve, kryesojnë shqiptarët dhe sirianët

Postimi tjetër

PARA dhe PAS/ Ndryshimi i Ramës për emigrantët: S’ikin për shkak të qeverisjes

Postimi tjetër
PARA dhe PAS/ Ndryshimi i Ramës për emigrantët: S’ikin për shkak të qeverisjes

PARA dhe PAS/ Ndryshimi i Ramës për emigrantët: S’ikin për shkak të qeverisjes

Discussion about this post

Stay Connected test

  • 114 Followers
  • 23.6k Followers
  • 99 Subscribers
  • 'Te fundit'
  • 'Histori'
  • 'Njoftime'
Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

2022-03-10
“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

2021-11-28
(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

2021-11-28
“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

2021-11-28
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

0

With 150 million daily active users, Instagram Stories is launching ads

0

Washington prepares for Donald Trump’s big moment

0

CS:GO ELeague Major pools and tournament schedule announced

0
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

2022-06-09
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Diel 5 Qershor 2022

2022-06-05
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Shtunë 4 Qershor 2022

2022-06-04
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e shtunë 21 Maj 2022

2022-05-21

Recent News

Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

2022-06-09
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Diel 5 Qershor 2022

2022-06-05
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Shtunë 4 Qershor 2022

2022-06-04
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e shtunë 21 Maj 2022

2022-05-21

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kosova
  • Kriza Klimatike
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Njoftime
  • Politike
  • Rajoni
  • Review
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Sport
  • Sports
  • Të fundit
  • Tech
  • Uncategorized
  • World

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

2022-06-09
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Diel 5 Qershor 2022

2022-06-05
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Shtunë 4 Qershor 2022

2022-06-04
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .