Autori e kishte mirë menduar atentatin e tij. Për ta ekzekutuar shënjestrën, ai përdori një armë me silenciator dhe as bashkëshortja e viktimës, që ishte duke shëtitur me të, nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë.
I vetmi moment që ajo kuptoi se çfarë kishte ndodhur ishte kur pa bashkëshortin e saj të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak. Në dëshminë që ajo kishte dhënë për autoritetet kishte pranuar se nuk e kishte parë autorin dhe për këtë arsye nuk mund të ndihmonte në nxjerrjen e një identikiti të tij.
Nga ana tjetër autori duke shfrytëzuar errësirën qëlloi ish-deputetin dhe u largua pa lënë gjurmë. Policia ka bërë të mundur identifikimin, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Pista ku po hetohet deri më tani është ajo e borxheve që ish-deputeti i ndjerë mund të ketë pasur. Po ashtu gazetarja Klodiana Lala thotë se do të hetohet edhe problematikat që ka patur në të kaluarën për shkak të posteve që ka mbajtur, një ndër to si kreu i Komunës së Velipojës ku nuk kanë munguar çështjet e ndryshme për pronat në bregdet.
Pashk Ujka, i cili ishte tërhequr prej kohësh nga politika, së fundmi ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte bërë rutinë që në atë orar të dilte për ecje në lulishte.
Ai i ka shpëtuar mrekullisht edhe dy atentateve më parë një prej tyre i organizuar me armë, ndërsa në rastin tjetër që është rrahur barbarisht.
Policia ndërkohë në lidhje me atentatin e djeshëm që i mori jetën ish-deputetit është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Discussion about this post