Vuçiç u shpreh se me Kosovën kërkonte vetëm paqe dhe dialog që prej tyre refuzohet, ndërsa me tone kërcënuese shtoi se Serbia do të mbrojë popullin e saj dhe nuk do të lejojë të rikthehen trazirat e marsit të 2004-ës.
Deklaratës së Kurti se targat reciproke janë vetëm një zbatim i marrëveshjes së nënshkruar në BE, Vuçiç iu përgjigj se një e tillë ekzistonte vetëm për targat me iniciale KS, ndërkohë që këto me vendim qeverie nuk njihen më.
“Kjo marrëveshje është pos në kokën e Kurtit dhe se ndoshta është konsultuar me mentorët e tij”, ka thënë Vuçiçi. “Kjo nuk është e shkruar askund, as nuk do të jetë”.
Teksa foli për marrëveshjet e BE-së, Vuçiç përmendi se edhe Kosova nuk e ka zbatuar Asosacionin e Komunave Serbe. Ndërkohë në protestat e banorëve serb në veri është shpalosur një banderolë e madhe me mbishkrimin “Mirësevini në Asosacionin e Komunave Serbe”. Ky asosacion është refuzuar nga Gjykata e Kosovës për shkak se u gjetën shkelje Kushtetuese në të.
Vuçiç i bëri thirrje qytetarëve serb të mos bien pre e provokimeve të “Prishtinës zyrtare” siç e quajti ai, por të jenë paqësorë në protestat e tyre. Më tej Vuçiç shtoi se po pret dhe reagimin e përfaqësuesve diplomatikë të BE-së, Lajçak dhe Borell, të cilët janë në dijeni të marrëveshjeve të nënshkruara.
Discussion about this post