Weather
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport
No Result
View All Result
BNA.al
No Result
View All Result
Kreu Aktualitet

INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit.

2021/09/21/ 11:10
in Aktualitet, Kryesore
0
INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit.

Sipas publikimit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje. Në këtë anketë u mblodhën të dhënat për nivelin arsimor dhe statusin e punësimit, në grupin e personave 15 vjeç e sipër, ku rezultoi se mbi 350 mijë persona ishin larguar gjatë viteve 2011-2019. Të dhënat nga anketa kanë treguar se 47% personave me arsim të lartë kanë emigruar.

Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë, e ndjekur nga Serbia me 15,749 studentë, pastaj Bosnja me 15,399. Ekspertët pohojnë se, nga njëra ana, numri i lartë i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë mund të shikohet si dukuri pozitive për pjesën e përvetësimit të njohurive në fushat përkatëse ku ata studiojnë, por nga ana tjetër, mund të shihet dhe si një indikator matës për mungesën e besimit të studenteve për cilësinë e universiteteve shqiptare.

Ekspertët analizuan se ikja e trurit sjell një rënie ekonomike duke ulur edhe më shumë mirëqenien e kombeve më të varfra. Ky fenomen shkakton probleme komplekse shoqërore që e lënë vendin të pazhvilluar nga ana intelektuale dhe teknologjike, si dhe thellon edhe më shumë hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Ekspertët sugjeruan se për të zbutur efektin negativ të këtij fenomeni, kryesisht në vendet në zhvillim, metoda më e rëndësishme është të ndërmerren një sërë politikash që përfshijnë aspekte të rëndësishme të zhvillimit të një vendi, si ai ekonomik, social, arsimor dhe mjedisor.

E para dhe më e rëndësishmja, duhet të pranojmë që emigracioni i vazhdueshëm është zakonisht simptoma, jo shkaku, i një problemi themelor. Për një periudhë afatgjatë, qeveritë duhet të adresojnë çështje themelore me politikat që synojnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Sipas tyre, rritja e produktivitetit në profesionet që kërkojnë kualifikim të lartë, shumë prej të cilave janë në sektorin publik, dhe bërë pagat më konkurruese, do të “joshte” punëtorët të qëndronin. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të punës duhet të plotësohen me reformat e sektorit publik, pa të cilat, profesionistë të kualifikuar do të vazhdojnë të emigrojnë.

Zgjerimi dhe përmirësimi i arsimit të lartë dhe atij pasuniversitar është një tjetër politikë kryesore që duhet ndërmarrë, pavarësisht shqetësimeve se kjo qasje mund të shkaktojë edhe më shumë emigracion, duke çuar në humbje të mëtejshme. Disa vende, përfshirë Rumaninë dhe Kroacinë, tashmë e kanë ndjekur këtë politikë për të mbajtur më shumë studentë në vendin e tyre, të cilët aspironin për të shkuar jashtë vendit në kërkim të arsimit me cilësi më të lartë.

Ekzistojnë edhe politika që mund të inkurajojnë me sukses kthimin e diasporës së tyre me aftësi të larta profesionale, duke siguruar stimuj tatimorë për emigrantët e kthyer. Kthimi i migrantëve mund të mbështesë zhvillimin ekonomik, veçanërisht kur ata sjellin kapital dhe njohuri, dhe kur vendet e tyre u japin atyre kushtet e duhura për të vënë në zbatim plotësisht aftësitë dhe përvojën e tyre, sugjerojnë ekspertët./Monitor

Tags: emigrimi i te rinjveINSTATshqiperi
Postimi i mëparshëm

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për minatorin që u nxor i pajetë nga miniera, arrestohet drejtuesi teknik i kompanisë

Postimi tjetër

Dalin fotot e 21-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksident në Greqi/ Familjarët rrëfime prekëse: 5 muaj më parë…

Postimi tjetër
Dalin fotot e 21-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksident në Greqi/ Familjarët rrëfime prekëse: 5 muaj më parë…

Dalin fotot e 21-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksident në Greqi/ Familjarët rrëfime prekëse: 5 muaj më parë...

Discussion about this post

Stay Connected test

  • 114 Followers
  • 23.6k Followers
  • 99 Subscribers
  • 'Te fundit'
  • 'Histori'
  • 'Njoftime'
Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

Dhunë sot në protestë? Aktivisti paralajmëron qytetarët: Merrni shall e qumësht me vete

2022-03-10
“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

“Më rruani le**** kush s’më njeh”/ Deputeti i PS uron pavarësine me foton e Enver Hoxhës (MESAZHET)

2021-11-28
(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

(VIDEO) Gjyshi përdhunoi dhe vrau mbesën, dyshimet për ngjarjen tronditëse

2021-11-28
“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

“Më rrëmbyen 4 burra”/ Gjendet 28-vjeçarja e zhdukur: Vëllai kot doli në televizor, unë ika me dëshirë

2021-11-28
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

0

With 150 million daily active users, Instagram Stories is launching ads

0

Washington prepares for Donald Trump’s big moment

0

CS:GO ELeague Major pools and tournament schedule announced

0
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

2022-06-09
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Diel 5 Qershor 2022

2022-06-05
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Shtunë 4 Qershor 2022

2022-06-04
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e shtunë 21 Maj 2022

2022-05-21

Recent News

Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

2022-06-09
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Diel 5 Qershor 2022

2022-06-05
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Shtunë 4 Qershor 2022

2022-06-04
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi ditor e shtunë 21 Maj 2022

2022-05-21

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, personal blog, etc. Check our landing page for details.

Follow Us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kosova
  • Kriza Klimatike
  • Kronike
  • Kryesore
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Njoftime
  • Politike
  • Rajoni
  • Review
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Sport
  • Sports
  • Të fundit
  • Tech
  • Uncategorized
  • World

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Enjte 9 Qershor 2022

2022-06-09
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Diel 5 Qershor 2022

2022-06-05
Horoskopi ditor e enjte 17 Mars 2022

Horoskopi Ditor E Shtunë 4 Qershor 2022

2022-06-04
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Kriza Klimatike
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Sport

© 2021 BNA.al -Broadcasting News Albanian Broadcasting News Albanian .